Basketboll

KAPITENI I KOSOVËS 3×3, FLET NË 1 VJETORIN E DEBUTIMIT HISTORIK TË PËRFAQËSUESES

Prishtinë(AsistiOnline) – Me rastin e përvjetorit të debutimit historik të Përfaqësueses së Kosovës 3×3 në gara ndërkombëtare, për AsistiOnline.com foli kapiteni i ekipit që përfaqësoi Kosovën vitin e kaluar në debutim historik, Altin Sahiti.

Sahiti që barti shiritin e kapitenit të Kosovës në Konstanca të Rumanisë, thotë se debutimi historik i Kosovës në 3×3 si Përfaqësuese në arenat ndërkombëtare, ishte modest dhe shpresë për të ardhmen.

Përshëndetje të gjithëve, po bëhen 1 vit që prej debutimit tonë në Përfaqësuesen 3×3 në Streetball, më kujtohet si sot kur na ka ardhur ftesa prej Streetball Kosovës, ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm për mua dhe bashkëlojtarët. Duke pasur parasysh që e kemi parë se kush do marrë pjesë në atë garë, ka qenë, Gjermania, Spanja, Sllovenia, ekipe kombëtare shumë të mëdha dhe na është dashtur me u përgatitë shumë mirë. Debutimi ynë atje ka qenë i kënaqshëm, vendi i 6-të me fitore kundër Andorrës, ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm për neve. Ne kemi pritur se edhe këtë vit kemi me marrë pjesë, për shkak se jemi njoftuar paraprakisht prej FIBA-s dhe Streetball Kosovës se do të marrim edhe këtë vit pjesë, mirëpo për shkak të pandemise janë shtyer garat atje, emocionet e vitit të parë nuk kemi për ti harruar kurrë dhe çdo herë që kemi me marrë pjesë, tash kemi me pas shumë ma të lehtë. Unë ju uroj punë të mbarë juve dhe faleminderit, për këto kujtime që po na i rikujtoni”, tha Sahiti.

[VIDEO]:

 

Komentet janë të mbyllura.