Basketboll

MEHMETI RRËFEHET PAS VITIT HISTORIK: DEBUTIMI ISHTE MODEST, BAZË PËR TË KËRKUAR SUKSESE NË TË ARDHMEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Me rastin e 1 vjetorit të debutimit historik të Përfaqësueses së Kosovës 3×3 në arenën ndërkombëtare, për AsistiOnline foli gjilanasi, Arian Mehmeti i cili është basketbollist i ekipit 3×3 dhe luajti në debutimin historik të Kosovës në Rumani.

Fluturuesi gjilanas tha se, ndjehet i privilegjuar që arriti të jetë pjesë e Kosovës 3×3 e sidomos në debutim historik me Kosovën, ku u arrit një sukses i kënaqshëm dhe shpresë për të ardhmen.

Unë përmes kësaj video dua të uroj një vjetorin e debutimit të Reprezentacionit të Kosovës në gara 3×3, që janë mbajtur në Rumani. Unë si lojtar ndjehem mjaftë mirë dhe i previlegjuar për shkak që pata mundësinë ta prezentoj vendin tim në këtë lloj dicipline dhe ishte mjaftë ndjenjë e mirë. Kurse përshtypjet tona ishin mjaftë entuziaste dhe mezi prisnim të shkonim atje dhe ta përjetonim këtë lloj gare. Emocionalisht ishte ndjenjë e papërshkruar. Kurse sa i përket suksesit e them me modesti që ia dolëm mjaftë mirë, për shkak që sinqerisht na mungonte paksa eksperienca në këto lloj garash, por besoj dhe jam shumë optimist se në vitet në vazhdim do të kemi kohë të përmirësohemi dhe të tregojmë rezultate sa më pozitive dhe sa më të mira. Deri atëhere ju përshendes dhe gjitha të mirat”, tha Mehmeti.

[VIDEO]:

Komentet janë të mbyllura.