Basketboll

EFESI NDAN RRUGËT ME PETERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Lideri i Euroligës sivjet, deri para anulimit të stinorit nga pandemia koronavirus, Anadolu Efes ka vendosur që të shkëpus bashkëpunimin me amerikanin e skuadrës, Alec Peters.

Peters, 25 vjeç, u transferua në klubin me qendër në Stamboll verën e kaluar duke nënshkruajtur kontratë një vjeçare. Dhe ky ishte sezoni i dyti i tij në Evropë, por që u shkurtua nga pandemia koronavirus.

Aloja amerikane, zgjedhja e 54-të e draftit të NBA-së më 2017, kishte mesatare prej 4.2 pikë, dhe 2.1 kërcime për ndeshjen në Euroligë me Efesin sivjet. Ai gjithashtu kishte 11.3 pikë, 4.6 kërcime dhe 1.6 asistime për ndeshje në ligën turke.

Peters mori pjesë në 20 ndeshje të NBA me Phoenix Suns gjatë sezonit 2017-18.. Më pas, ai u bashkua me CSKA Moskën për sezonin 2018-19 në Euroligë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.