BARÇA NDËRPREN BASHKËPUNIMIN ME PESIÇIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti katalunas i basketbollit evropian, Barcelona ka bërë me dije sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Svetislav Pesiç.
Barcelona sot njoftoi zyrtarisht se klubi ka vendosur të ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin Svetislav Pesiç, një ditë pas humbjes nga Baskonia në ndeshjen finale për titullin kampion në Spanjë. Të dy palët arritën një marrëveshje për përfundimin e kontratës së trajnerit që do të përfundonte në fund të sezonit 2020-2021, por që ka përfunduar para kohës.
Pesiç u bashkua me Barcelonën më 2018. Ai drejtoi Blaugrana të fitojë trofetë e vitit 2018 dhe 2019 të Kupës së Spanjës, por jo edhe kampionatin.
Barça shpejtë pritet ta zyrtarizojë trajnerin që do i prijë skuadrës për stinorin e ri. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.