Basketboll

TMUSIQ LARGOHET NGA KOSOVA, NËNSHKRUAN ME SKUADRËN NGA ABA LIGA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti nga Mali i Zi por me pasaportë të Kosovës, Mikaile Tmusiq është bërë me skuadër të re.

Tmusiq ka nënshkruajtur kontratë me ekipin KK Podgorica, skuadër e cila sivjet pritet të luaj në ABA Liga 2 dhe në Superligën e Malit të Zi dhe pritet të jetë ekip i përgatitur shumë seriozisht për sfida të reja.

Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar që kthehem në Mal të Zi pas katër vjetësh. Mora një ofertë nga një anëtar i ri i Ligës së Dytë, ABA dhe e pranova menjëherë. Ky është një projekt serioz dhe besoj se do të ju ndihmojë. Nuk mund të pres që sezoni të fillojë. Sfida të reja na presin në ligën rajonale dhe unë mezi po e pres atë. Jam i sigurt se do ta shijoj”, tha Tmusiq pas prezantimit si lojtar i Podgoricës.

Tmusiq për katër sezone rresht ishte lojtar i skuadrave kosovare, ku fillimisht luajti 2 vite për Bashkimin e pastaj edhe 2 vite për Prishtinën. Pas paraqitjeve të mira me skuadrat kosovare, Federata e Basketbollit të Kosovës vendosi t’i japë pasaportë kosovare dhe ta ftojë në grumbullimet e Kosovës, ku edhe aty u paraqitë me shumë sukses. /AsisitOnline.com

Komentet janë të mbyllura.