CHAMPIONS LEAGUE ZYRTARIZON EMRAT E EKIPEVE PJESËMARRËSE PËR STINORIN 2020/21
Prishtinë(AsistiOnline) – Një ndër garat më të forta evropiane të basketbollit, Champions League zyrtarizoi emrat e 44 klubeve që do të marrin pjesë në edicionin e vitit 2020-2021 në të, transmeton AsistiOnline.com
28 ekipe janë vendosur për sezonin e rregullt, ndërsa 16 do të fillojnë garat në raundet e kualifikimit të ligës për vendet e lira në stinorin e rregullt.
Ekipet pjesëmarrëse në stinorin e rregullt:
AEK (GRE), Brose Bamberg (GER), Casademont Zaragoza (ESP), Cholet (FRA), Darussafaka Tekfen (TUR), Dinamo Banco di Sardegna Sassari (ITA), ERA Nymburk (CZE), Falco Vulcano Szombathely (HUN), Filou Oostende (BEL), Fortitudeo Bolonja (ITA), Galatasaray Doga Sigorta (TUR), Hapoel Bank Yahav Jeruzalem (ISR), Hapoel Holon (ISR), Happy Casa Brindisi (ITA), Iberostar Tenerife (ESP), JDA Dijon (FRA ), Limoges CSP (FRA), Nizhny Novgorod (RUS), Peristeri (GRE), Pinar Karsiyaka (TUR), RETAbet Bilbao (ESP), Rytas Vilnius (LTU), San Pablo Burgos (ESP), SIG Strasbourg (FRA), Filloni Lublin (POL), Tofas Bursa (TUR), Turk Telekom (TUR), VEF Riga (LAT).
Ekipet që luajnë në kualifikime:
Anwil Wloclawek (POL), Bears Bakars Aarhus (DEN), Ballkangrad Ballevgrad (BUL), Belfius Mons-Hainaut (BEL), Dnipro (UKR), Donar Groningen (NED), Fribourg Olympic (SUI), Hapoel Tel Aviv (ISR) , Igokea (BIH), Iraklis (GRE), Keravnos (CYP), London Lions (GBR), Neptunas Klaipeda (LTU), Sporting Clube de Portugal (POR), Tsmoki-Minsk (BLR), U-Banca Transilvania Cluj Napoca ( ROU).
“Stinori 2020-21 është dëshmi që CHL po rritet vazhdimisht,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Champions League, Patrick Comninos, për klubet që do të luajnë në sezonin e ardhshëm në këtë garë, ku vitin e kaluar luajti edhe Sigal Prishtina nga Kosova, por që u eleminua në fazën e parë kualifikuese nga Legia Warsawa.
Liga e Kampionëve e Basketbollit 2020-21 do të fillojë më 15 shtator, me dy raundet kualifikuese, përpara sezonit të rregullt të planifikuar për në 13 tetor. Gjithsej 32 ekipe do të garojnë në sezonin e rregullt me katër ekipe që gjatë kualifkimeve do të ju bashkohen 28 klubeve të kualifikuara drejtpërdrejt. Fituesi i garës në fund, do të fitojë para në vlerë prej 1 milion eurosh. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.