FENERBAHÇE ZYRTARIZON KOKOSKOVIN TRAJNER TË SKUADRËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe zyrtarisht, serbi Igor Kokoskov është emëruar sot si kryetrajner i gjigantit turk, Fenerbahçe.
Vetë klubi nga Stambolli para pak çasteve e zyrtarizoi emrin e teknikut serb në krye të skuadrës, por që detajet e kontratës nuk janë bërë ende të ditura.
Kokoskov aktualisht ka qenë duke punuar si ndihmës-trajner në ekipin nga NBA, Sacramento Kings, ndërsa së fundi mori edhe drejtimin e kombëtares serbe.
Suksesi më i madh i Kokosokv së fundmi është, që si kryetrajner i Kombëtares Sllovene në EuroBasket 2017, fitoi Kampionatin Evropian që njëherazit është edhe i pari në histori të shtetit sllovenë.
Kokoskov ishte gjithashtu asistent në skuadrat e NBA-së si: Detroit (me të cilët ai fitoi kampionatin në 2004), si dhe me L.A. Clippers, Orlando Magic, Cleveland Cavaliers, Utah Jazz. Ndërsa si trajner i parë drejtoi, Phoenix Suns në stinorin 2018/19.
Emri i Kokoskov së fundmi u përmend si shënjestër e mundshme e shumë skuadrave evropiane, por si duket Fenerbahçe është klubi i vetëm që arriti ta joshë atë larg NBA-së. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.