Basketboll

ZENITI KOMPLETON TRANSFERIMIN NGA BARCELONA

Prishtinë(AsistiOnline) – Vetëm një ditë pas konfirmimit të largimit nga Barcelona, Kevin Pangos është bërë me skuadër të re.

Klubi rus i Zenitit që garon në Euroligë, ka konfirmuar sot se ka transferuar në ekip, fundorin kanadez, Kevin Pangos.

Mezi pres të luaj nën drejtimin e një trajneri kaq të shkëlqyeshëm si Xavi Pascual. Kam dëgjuar shumë për klubin dhe qytetin e madh. Nuk mund të pres që të vijë momenti dhe të filloj përgatitjet për sezonin e suksesshëm. Familja ime dhe unë nuk mund të presim për të mbërritur në Shën-Petersburg”, tha Pangos pas zyrtarizimit si lojtar i ekipit rus.

Zenit do të jetë skuadra e katërt e Pangos në Euroligë që nga nisja e karrierës. Përveç 35 ndeshjeve të tij me Barcën, Pangos luajti më herët, 66 ndeshje me Zalgiris Kaunas dhe 19 sosh me Gran Canarian. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.