Basketboll

LEON NEZIRI – SHPRESA E KOSOVËS QË PO ZHVILLOHET NË ANGLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Leon Neziri është një prej basketbollistëve më të talentuar me prejardhje shqiptare që luajnë jashtë Kosovës dhe që premton shumë në të ardhmen, shkruan AsistiOnline.com
 
Neziri që para 3 viteve ka pranuar të luajë për shtetin ku i kanë lindur të parët e tij, në debutim me Kosovën kishte fituar Evropianin U-18(C) për grupmoshat e reja dhe aktualisht luan në Angli, atje ku edhe jeton me familje.
 
Në një bisedë ekskluzive për AsistiOnline.com, Neziri flet gjerë e gjatë për veten, duke treguar fillimisht se si e nisi karrierën basketbollistike dhe disa prej sukseseve të shumta të tij, për një kohë fare të shkurtër.
 
Në familjen time gjithmonë është suportuar dhe adhuruar sporti duke filluar nga gjyshi im i cili ishte përfaqsues në vitet e para të themelimit të KF Flamurtarit dhe më tutje, sa i përket meje pasi mbarova klasët e ulëta ku ushtrova plotë 7 vite futboll mbrojtës dhe fillova në klasat e larta në moshën 12 vjeçare fillova të luaj dhe ta dua basketbollin. Plotë 5 vite në shkollë dhe në ekipin e qytetzës Brixton(Topcats) ku ishte dhe Luol Deng, luajta për këtë ekip dhe ishte po me të njëjtin trajner(të ndjerin) Jimmy Rogers. Si nga shkolla ashtu edhe nga ekipi u shpalla si MVP, fitore dhe suksese të pa numërta. Në vitin 2018, vendosa poashtu të luaj për Kombëtaren e Kosovës dhe morëm pjesë në Evropianin U-18 dhe i sollëm Kosovës mu në Prishtinë kupën e FIBA European Championship – Division C”.
 
Tutje, Neziri flet për kyçjen në kampin e ish-basketbollistit të NBA-së Loul Deng, se si kishte arritur të futej në mesin e top-20 basketbollistëve më të mirë dhe perspektivë në Angli.

Në po atë vit kur e fituam Evropianin në Prishtinë u kyça në ”Luol Deng Camp” që është një event shumë i rëndësishëm i basketbollit në Angli, ku perzgjidhen 50 lojtarët e vitit më të suksesshmit e një ndër ta isha dhe unë i ftuar të marrë pjesë. Luol Deng më dha dhuratë fotografinë e Kombëtares së Kosovës me nënshkrim të Luol Deng. Vitin 2018-2020 kam perfunduar klasët para Universitetit A-Level në ”Charnwood College Basketball Academy”, një shkollë basketbolli. Dhe në verën e 2019-tës, prapë isha në ”Luol Deng Camp” dhe u klasifikova në vendin e Top-20 Best Player në Angli”.

 

Për fund, Neziri tregon se përkundër pandemisë, po vazhdon të stërvitet individualisht me trajnerët personalë, për të qenë sa më i gatshëm për të ardhmen, sepse ofertat e shumta e kanë vërshuar, por për të cilat ende nuk ka vendosur.

 
Tash planet ndërruan, gjërat ndryshuan për shkak të pandemisë COVID-19, që nga marsi jam në shtëpi dhe po mundohem të mbaj vetën në formë në vrapim dhe stërvitje. Kam dy trajnerë, njëri që është duke më mbajtur me CV dhe aplikacionet dhe me tjetrin që nga Marsi, thuajse çdo ditë takohemi në park dhe bëj stërvitje. Jam I fokusuar të shkoj edhe me studime paralelë me basketbollin, kam pas disa oferta dhe ende nuk kam vendosur, do i lë dyert hapur deri në shtator dhe pastaj do vendosi”, përfundoi bisedën, Neziri.

 

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.