Basketboll

WILLIAMS LË FENERIN DHE ZYRTARIZOHET TEK EKIPI SPANJOLL

Prishtinë(AsistiOnline) – Alo qendra e fuqishme amerikane, Derrick Williams është ndarë pas vetëm një sezoni me Fenerbahçen, për të kaluar tek një klub spanjoll që poashtu garon në Euroligë.

Skuadra spanjolle, Valencia ka zyrtarizuar sot lajmin se ka shtuar në ekip Derrick Williamsin për sezonin 2020-21.

Williams u bë një agjent i lirë pasi përfundoi kontrata e tij me Fenerbahçen sivjet. Ai ishte afër një marrëveshje me Khimkin e Moskës në fillim të qershorit, por zgjodhi të qëndrojë në treg deri tash dhe përfundoi në Spanjë.

Valencia do të jetë skuadra e tretë e Williams në Euroligë, pasi Fenerit dhe Bayern Mynihut. Basketbollisti amerikan, më parë kaloi shtatë sezone në NBA duke luajtur në 436 ndeshje dhe një sezon luajti edhe në Superligën e Kinës.

Sezonin që po lëmë pas, Williams kishte mesatare prej 11.3 pikë, 3.9 kërcime, 1.2 asistime dhe 1.1 vjedhje topash për Fenerin në Euroligë. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.