Basketboll

CALATHES EDHE ZYRTARISHT BASHKOHET ME BARCELONËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shumë thasheshemeve për një kalim të Nick Calathes tek Barcelona, fundori amerikano-grekë më në fund ka kaluar tek skuadra blaugrane.

Ishte vetë skuadra e Barcelonës, që njoftoi sot shtimin e Nick Calathes në ekip me një marrëveshje tre vjeçare.

Calathes u nda me Panathinaikosin në fillim të korrikut pas tetë sezoneve me ekipin nga Athina, pavarësisht se kishte një kontratë me skuadrën që ishte e vlefshme deri në vitin 2021 ekipi grek e mirëkuptoi atë. Gjatë kohës së tij me skuadrën greke, Calathes fitoi gjashtë tituj kampionësh të Greqisë.

Fundori 31 vjeçar, pati një mesatare prej 13.3 pikë, 9.1 asistime dhe 4.9 kërcime në 28 ndeshje të Euroligës gjatë sezonit 2019-20, para anulimit të saj për shkak të shpërthimit të koronavirusit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.