Basketboll

FENERI KONFIRMON TRANSFERIMIN E DYTË DHE TEJET CILËSOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Lituanezi, Edgaras Ulanovas është transferi më i ri Fenerbahçes turke.

Fenerbahçe njoftoi sot shtimin e Edgaras Ulanovas në listën e tyre zyrtare të transfereve me një marrëveshje dy-vjeçare.

Ulanovas do të luajë jashtë Lituanisë për herë të parë në karrierën e tij me Fenerbahçe. Basketbollisti 28-vjeçar ka kaluar tërë karrierën e tij deri më tani në Lituani dhe ka luajtur për Zalgirisin në gjashtë vitet e fundit. Ai kishte mesatarisht 8.9 pikë, 3.3 kërcime dhe 1.9 asistime gjatë sezonit 2019-20 në Euroligë dhe në ligën lituaneze.

Ulanovas ka ndihmuar Zalgirisin të fitojë gjashtë tituj të Ligës së Lituanisë dhe katër trofe të Kupës së Lituanisë deri tani. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.