Basketboll

CAKTOHET DATA E HAPJES ZYRTARE TË AFATIT KALIMTAR NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës, ka caktuar datat e regjistrimit të ekipeve për stinorin e ardhshëm, si dhe datën e hapjes zyrtare të afatit kalimtar për basketbollistë/e në Kosovë.

Paraqitja e klubeve për regjistrim për edicionin e ri të garave 2020-2021 të bëhet në datat prej 01.08.2020 deri më 20.08.2020.

Derisa afati kalimtar për basketbollistë/e do të jetë nga 10 gushti deri më 7 shtator 2020”, thuhet në njoftimin zyrtar të FBK-së.

Në skuadrat e basketbollit të Kosovës, ende nuk ka ndodhur asnjë lëvizje, së paku jo zyrtarisht. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.