Basketboll

DATAT E ZHVILLIMIT TË NDESHJEVE TË PLAY OUT-IT PËR SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur së fundmi ka vendosur për datat e zhvillimit të ndeshjeve të Play Out-it në Superligën e Kosovës.

Zhvillimi i ndeshjeve të play-out-it të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë të Meshkujve, do të bëhet gjatë datave: 02-05.09.2020”, thotë njoftimi i FBK-së.

Tutje në njoftim ceket se, ndeshjet e Play Out-it do të zhvillohen sipas Propozicioneve të Garave 2019-2020, sistemin e Garave 2019-2020 dhe për shkak të situatës së re të krijuar me shfaqjen e pandemisë COVID-19 me rosterin e lojtarëve nga edicioni i ri 2020-2021.

Të kujtojmë se në ndeshjet e Play Out-it, për një vend në Superligë për stinorin 2020/21, do të takohen: Trepça nga Superliga dhe As Prishtina nga Liga e parë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.