ISH-BASKETBOLLISTI I LIPJANIT, PO DYSHOHET PËR VRASJE TË RËNDË NË SHBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Michael Mitchell që para dy stinorëve ishte pjesë e skuadrës kosovare, KB Lipjani, po dyshohet për një vrasje të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat amerikane, përcjellë AsistiOnline.com
�
Mitchell që tash është arrestuar nga organet e rendit në SHBA, po dyshohet se ka kryer një vrasje të rëndë, duke i’a marrë jetën një lojtari të ragbit, që në SHBA njihet si futboll amerikan.
�
22 vjeçari që po pretendohet se u vra nga ish-basketbollisti i Lipjanit, sipas familjarëve të tij ishte djalosh shumë i qetë dhe jo problematik, andaj vrasja e tij i ka habitur dhe shokuar, por që presin që drejtësia të triumfojë.
�
Të kujtojmë se 24 vjeçari, Mitchell ishte pjesë e Lipjanit, gjatë stinorit 2018/19 dhe kishte qenë tepër produktiv për klubin kosovar, për faktin se për 10 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Kosovës, kishte krijuar mesatare prej 22.7 pikë, 9.8 kërcime dhe 3.2 asiste. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.