Under Header

spot_img

PAS LARGIMIT NGA EFESI, PETERS KALON TEK SKUADRA TJETËR E EUROLIGËS

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Amerikani Alec Peters, është bërë me skuadër të re, pas largimit nga Anadolu Efesi.

Peters ka kaluar në radhët e skuadrës tjetër nga Euroliga, asaj spanjolle, Baskonia.

Alec Peters nënshkroi një marrëveshje që do e lidhë atë me Baskonian për dy vitet e ardhshme.

Aloja amerikane, zgjedhja e 54-të e draftit të NBA-së më 2017, kishte mesatare prej 4.2 pikë, dhe 2.1 kërcime për ndeshjen në Euroligë me Efesin sivjet. Ai gjithashtu kishte 11.3 pikë, 4.6 kërcime dhe 1.6 asistime për ndeshje në ligën turke.

Peters mori pjesë në 20 ndeshje të NBA me Phoenix Suns gjatë sezonit 2017-18. Më pas u bashkua me CSKA Moskën për sezonin 2018-19 në Euroligë. /AsistiOnline.com

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds