BASHIR AHMED TRANSFEROHET NË FRANCË
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës, Bashir Ahmed është bërë me skuadër të re për edicionin e ardhshëm.
Alo qendra 201 centimetërshe, ka nënshkruajtur me skuadrën nga liga e dytë franceze, Evreux.
Bashir në edicionin që po e lëmë pas, ishte pjesë e skuadrës kroate Zara me të cilët në 8 ndeshje kishte mesatare prej. 6.6 pikë dhe 2.9 kërcime për ndeshje në ligë kroate. Ahmed gjithashtu luajti 9 ndeshje në ABA Ligë ku regjistroi 8.7 pikë dhe 3.6 kërcime për ndeshje.
Të kujotjmë se Bashir Ahmed gjatë stinorit 2018/19, ishte pjesë e skuadrës së Sigal Prishtina me të cilët kishte mesatare prej, 15.4 pikë dhe 5.7 kërcime për ndeshje. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.