Basketboll

FENERI ZYRTARIZON TRANSFERIN E KATËRT

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ditën e zyrtarizimit të largimit nga skuadra gjermane e Bayernit, Danilo Barthel është zyrtarizuar tek skuadra e re.

Bayern njoftoi zyrtarisht largimin e qendrës Danilo Barthel nga klubi, dhe lojtari po sot u zyrtarizua te Fenerbahçe me një kontratë dy vjeçare.

Barthel, 28 vjeç, kaloi katër sezone me klubin gjerman dhe gjatë sezonit 2019-20 të Euroligës pati mesatarisht 7.9 pikë, 3.9 kërcime dhe 1.4 asistime në 27 ndeshje, ndërsa numrat e tij shkuan në një mesatare prej 10.6 pikë, 4.6 kërcime dhe 1.9 asistime mbi 25 ndeshje në Ligën gjermane.

Barthel është transferimi i katërt i klubit turk për sezonin e ardhshëm, pas Johnathan Hamilton, Edgaras Ulanovas dhe Dyshawn Pierre. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.