Basketboll

PANATHINAIKOS PREZANTOI TRANSFERIN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra greke, Panathinaikos ka shtuar në skuadër, basketbollistin serb, Nemanja Nedoviç për sezonin 2020-21.

Nedoviç, 29 vjeç, ishte lojtar i lirë pasi përfundoi kontrata e tij dy vjeçare me ekipin italian të Olimpia Milanos.

I porsaardhuri tek Pana, pritet të përshtatet mirë në listën pas largimit të fundit të Nick Calathes si dhe Jimmer Fredette, duke mos qenë pjesë e planeve të 2020-21 për trajnerin e ri George Vovoras.

Sa i përket garës së tij 2019-20, Nedoviç pati mesatare prej, 7.9 pikë, 1.7 asistime dhe 1.2 kërcime për ndeshjen në Euroligë, dhe 12.2 pikë në Serie A. Të dyja garat përfunduan para kohe për shkak të pandemisë koronavirus. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.