Basketboll

BASKETBOLLISTËT KOSOVARË PRANË THEMELIMIT TË SHOQATËS SË TYRE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistë kosovarë janë afër themelimit të Shoqatës së tyre e cila do ti mbronte interesat e tyre nga tani e tutje, përcjellë AsistiOnline.com
 
Njëri ndër inicuesit e kësaj nisme, basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi në një intervistë për Sportin në Klan Kosova, ka thënë se janë në proces e sipër të themelimit të Shoqatës së Basketbollistëve të Kosovës e cila do ti mbronte të drejtat e lojtarëve dhe se shumë lojtarë, por edhe ish-lojtarë kanë shprehur interesimin ti bashkangjiten kësaj nisme.
 
Asnjë lojtar nuk kemi pasur të hyra materiale nga klubi, që nga koha e pandemisë dhe nuk mund ti fajsojmë as klubet. Klubet nuk i kemi private, por edhe klubet janë të institucioneve përkatëse. Kështuqë nuk është lëshuar edhe pse është premtuar një shumë financiare nga qeveria e cila do të na ndihmonte shumë neve si lojtarë. Jemi duke punuar ta formojmë Shoqatën e Basketbollistëve të Kosovës, jemi në proces e sipër, jemi në kontakte të vazhdueshme me shumë lojtarë dhe ish-lojtarë që të marrim sa më shumë përkrahje dhe ta formojmë, Shoqatën e Basketbollistëve në Kosovë”, tha kapiteni i Pejës, Drilon Hajrizi.

 

 

Shumica e shteteve në basketbollin evropian i kanë të aktivizuara Shoqatat e Basketbollistëve nëpër vendet e tyre dhe shpresojmë që kjo të jetësohet edhe në vendin tonë, sepse do ti mbronte interesat e lojtarëve, sidomos atyre vendorë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.