Basketboll

ZALGIRISI TRANSFERON QENDRËN E NJOHUR NGA FENERBAHÇE

Prishtinë(AsistiOnline) – Zalgiris Kaunas pas largimeve të shumta nga skuadra, ka përforcuar ekipin me qendrën franceze, Joffrey Lauvergne.

Joffrey Lauvergne ka nënshkruajtur marrëveshje një vjeçare me ekipin lituanez, njoftoi sot vetë klubi.

28-vjeçari ka kaluar dy sezonet e tij të fundit me Fenerbahçen, dhe gjithashtu ka luajtur edhe në NBA, ku përfaqësoi Denver Nuggets, Chicago Bulls, Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs.

Para karrierës së tij në NBA, Lauvergne gjithashtu luajti për Elan Chalon, Valencia Basket, Partizanin dhe Khimkin.

Sezonin e kaluar, qendra 211cm, pati mesatarisht 6.3 pikë dhe 2.7 kërcime në 13 minuta për ndeshje në Euroligë.

Statistikat e tij ishin më të mira në ligën turke, pasi kishte, 10.5 pikë, 6.7 kërcime dhe 2.0 asistime në 22 minuta kohë të lojës. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.