Basketboll

CONSTANTINIDES NË ELITËN RUMUNE

Prishtinë(AsistiOnline) – Në stinorin që lamë pas, Antonis Constantinides ishte emëruar trajner i Sigal Prishtinës, por që kryeqytetasit nga Kosova nuk arriti ti drejtojë në as një ndeshje, shkaku i anulimit të stinorit nga pandemia COVID-19, shkruan AsistiOnline.com

Ndërsa sivjet, Constantinides ka nënshkruajtur kontratë me ekipin nga elita rumune, Dinamo Bucuresti dhe në stinorin e ardhshëm do ta drejtojë ekipin nga kryeqyteti i Rumanisë.

Përpos Sigal Prishtinës në Kosovë, 46 vjeçari qipriot, Antonis Constantinides më parë në karrierën e tij ka trajnuar ekipet të tjera si në Greqi(Rethymno), Hungari (Kormend), Qipro (Apoel dhe Apollon), dhe Rumani (CS Energia Rovinari Targu Jiu). /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.