Basketboll

MË NË FUND, HARDEN I BASHKOHET HOUSTONIT NË ORLANDO

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli i Houston Rockets, James Harden më në fund iu është bashkuar, skuadrës së Houstonit në përgatitjet e tyre për rifillimin e stinorit në Orlando.

Ylli i Houston Rockets, James Harden mbërriti në kampin e NBA në Orlando të martën në mbrëmje për tu bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.

Ish-MVP i NBA-së, arriti pesë ditë më vonë, pasi skuadra e tij u zhvendos në Orlando javën e kaluar dhe Rockets nuk zbuluan arsyjet për mbërritjen e vonshme të Hardenit në Orlando me pjesën tjetër të ekipit.

Hardenit do ti duhet të karantinohet në dhomën e tij të hotelit, para se të jetë në gjendje të bashkohet me shokët e tij të ekipit në stërvitje pasi rregullat e NBA-së thonë kështu.

Basketbollisti tjetër kryesorë i Houstonit dhe bashkëlojtari i Hardenit – Russell Westbrook – njoftoi të hënën se u testua pozitiv për COVID-19, ndërsa Rockets shpresojnë që Westbrook do të jetë në gjendje të udhëtojë në Orlando këtë javë për ti ndihmuar ekipit në luftën për titull, por raportohet se ende nuk ka një datë të caktuar për udhëtimin e tij që ti bashkangjitet ekipit.

Raketat aktualisht kanë seri prej 40 fitoreve e 24 humbjeve në NBA dhe janë ekipi i 6-të në Konferencën Perëndimore. Ndeshja e tyre e parë në Orlando është kundër Dallas Mavericks më 31 korrik.

Komentet janë të mbyllura.