Basketboll

OLADIPO I BIE PISHMAN, THOTË SE KA GJASA TË LUAJ NË ORLANDO

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori i Indiana Pacers, Victor Oladipo, si duket i ka rënë pishman për deklarata se nuk do të jetë pjesë e ekipit në rifillimin e stinorit në  Orlando.

Në një telefonatë në Zoom me reporterët nga SHBA-të, Oladipo tha se ai po rivlerëson trupin e tij dhe se a mund të përshtatet në fund të fundit për rifillimin e stinorit. Kjo deklaratë e tij vjen, pasi ditë më parë ai në një intervistë të 3 korrikut me ”The Athletic” tha se do të qëndrojë jashtë për pjesën e rifillimit të sezonit 2019-20.

Unë jam padyshim këtu duke u përpjekur të luaj dhe stërvitem veten që të luaj. Shpresoj se gjithçka po shkon mirë dhe ndihem më mirë sesa jam ndjerë më parë. Ndjehem sikur trupi im vazhdon të lehtësohet, ekziston një mundësi e fortë që unë mund të luaj. Padyshim që po përpiqem të vij dhe po punoj shumë çdo ditë, duke u përpjekur të ndihmoj ekipin tim”, tha Oladipo.

Pacers do të hyjë në rifillimin e stinorit nga pozita e 5-të në Konferencën Lindore, me lojën e tyre të parë që e luajnë kundër vendit të 6-të Philadelphia 76ers në 1 gusht. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.