SA MODEST QË ËSHTË GIANNIS: KAM JETUAR NË KUSHTE MË TË VËSHTIRA SE KËTO
Prishtinë(AsistiOnline) – Për një nga basketbollistët më të mirë në botë, akomodimi në Orlando nuk është problem, bëhet fjalë për grekun, Giannis Antetokounmpo i cili del të jetë një ndër basketbollistët më modest në NBA.
Shumë lojtarë të NBA-së, janë ankuar për akomodimin dhe ushqimin që kur arritën në ”Disney World”, ku do të vazhdojë, sezoni i NBA, më 31 korrik.
Por basketbollisti grek nuk është njëri prej tyre, Giannis thotë se dhoma ku banonte ai me prindërit dhe vëllezërit e tij, ishte shumë më e vogël, se kjo në cilën Giannis është akomoduar në Orlando.
“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për situatën në të cilën gjendem dhe nuk do të ankohem. Padyshim që nuk ka rëndësi se në cilën situatë ndodheni, sepse ka gjithmonë njerëz që ankohen për gjithçka dhe që gjithmonë kanë diçka në telashe. Mundohem të mos shqetësohem me ato gjëra. Aty ku jetoja në Greqi, me prindërit dhe katër vëllezërit e mi, ishte shumë më i vogël se dhoma që kam këtu në hotel. Mundohem të shijoj çdo moment”, tha Giannis në një bisedë për mediat amerikane.
Skuadra e Giannis, ndeshjen e parë në rifillimin e stinorit do ta zhvillojë më 31 korrik, ndaj Boston Celtics. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.