FILLIMI I ABA LIGËS PO SHTYHET, A DO TË VEPROJ NJEJTË EDHE EUROLIGA
Prishtinë(AsistiOnline) – Liga rajonale e basketbollit, ABA me shumë mundësi do të shtyhet, domethënë, do të shtyhet për dy javë.
Sipas mediave ballkanase, drejtuesit e garës vendosën një veprim të tillë për shkak të situatës së pafavorshme epidemiologjike përreth koronavirusit në rajon.
Sipas kësaj, në vend të 19 shtatorit, fillimi i kampionatit në Adriatik do të jetë më 3 tetor. Poashtu është thënë se vendimi zyrtar duhet të merret deri në fund të muajit, sepse disa ekipe do të fillojnë përgatitjet në fillim të gushtit.
Pikërisht për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, Superkupa e ABA-së u anulua më herët
Ndërsa edhe drejtuesit e Euroligës po mendojnë të ndërmarrin të njëjtin hap, sikurse ABA Liga.
Gara më e fortë elitare evropiane duhet të fillojë më 1 tetor, por duket se do të ketë një zhvendosje të datave edhe atje. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.