Basketboll

WILLIAMSON LARGOHET ME URGJENCË NGA KAMPI I NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ylli i skuadrës së New Orleans Pelicans, Zion Williamson është larguar sot me urgjencë nga kampi i NBA-së në Orlando të Floridas.

Zion Williamson u largua nga ”ESPN Wide World of Complex Sports”, të enjten në mëngjes për të marrë pjesë në një çështje urgjente mjekësore familjare, njoftoi skuadra e Pelicans. Williamson synon të ribashkohet me ekipin në Orlando për rinisjen e NBA në një datë të mëvonshme.

Ne e mbështesin plotësisht vendimin e Zionit për të lënë kampusin e NBA-së për të qenë me familjen e tij. Nga respekti për familjen Williamson, nuk do të kemi asnjë koment tjetër për këtë”, tha nënkryetari ekzekutiv i Pelicans për Operacionet e Basketbollit David Griffin në deklaratën e lëshuar nga ekipi.

Williamson do të duhet të karantinohet përsëri kur të kthehet në Florida, në një periudhë që do të zgjasë së paku katër ditë dhe mund të jetë dukshëm më e gjatë nëse lojtari nuk testohet çdo ditë gjatë mungesës së tij në ekip. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.