Basketboll

BASKETBOLLISTJA FERIZAJASE TRANSFEROHET NË SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër basketbollistet e reja dhe më perspektive në basketbollin kosovar-femëror, Agnesa Rrahmani karrierën e saj do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agnesa Rrahmani do ta vazhdojë karrierën me bursë të plotë tek skuadra ”Weatherford College” në Teksas të SHBA-ve. Kalimi i Rrahmanit tek skuadra amerikane, është bërë i mundur nga agjensioni kosovar për basketbollistë/e ”New Sports Agency”.

Rrahmani në stinorin 2019/20, ishte një nga basketbollistet më të mira në Superligën e Kosovës, duke luajtur me mesatare prej 25.8 pikë për ndeshje. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.