Basketboll

BLEDSOE TESTOHET POZITIV NË COVID-19

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Eric Bledsoe nuk do të udhëtoj në Orlando, pasi është testuar pozitivisht për koronavirus dhe kështu Bledsoe nuk udhëtoi fare në Orlando me ekipin e Milwaukee Bucks.

Lojtari i Milwaukee Bucks, Eric Bledsoe i tha ESPN-së, se ai është testuar pozitivisht për koronavirus dhe se është duke pritur të përmbushë të gjitha protokollet e nevojshme në NBA dhe pastaj të bashkohet me ekipin e tij në Orlando të Floridas.

Unë jam asimptomatik dhe ndihem mirë në fakt. Pasi të përmbush protokollet e NBA, mezi pres të bashkohem me shokët e mi të ekipit në Orlando, “tha Bledsoe në një deklaratë.

Bledsoe kishte mesatare prej, 15.4 pikë 4.6 kërcime dhe 5.4 asistime para se sezoni i NBA të pezullohet më 11 mars. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.