Basketboll

BEVERLEY: DUKE PUNUAR ME LEONARD, NDRYSHOVA LOJËN TIME

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori karizmatik i LA Clippers, Patrick Beverley thotë se duke punuar me bashkëlojtarin, Kawhi Leonard, ndryshoi tërë lojën e tij për të mirë.
 
Basketbollisti amerikan i Los Angeles Clippers, Patrick Beverley në një intervistë për mediat amerikane, zbuloi se bashkëpunimi me Kawhi Leonard e ndryshoi pozitivisht tërë lojën e tij.
 
Beverly 32-vjeçar pranoi se ai mendonte se ishte një djalë i ashpër që i dukej që punoi shumë. Por, Leonard si duket ishte në një nivel tjetër. Dhe Beverley shkoi aq larg saqë ta quaj atë “human machine” apo makinë njerëzore.
 
Mendova se isha një djalë që punoja shumë kur u largova atje, të punoja shumë ishte një mentalitet shumë i ndryshëm nga sa mendoja se kisha. Duke punuar me atë njeri ndryshoj tërë jetën time, ndryshova tërë lojën time. Ai(Kawhi Leonard) është një makinë njerëzore”, tha Beverly në “JJ Redick Podcast”.
 
Ardhja e Leonardit në Clippers verën e kaluar e ktheu ekipin në pretendentë kampionësh. Ata aktualisht janë të dytët në Konferencën Perëndimore, mbrapa rivalit lokal nga qyteti i LA, Lakers. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.