Basketboll

SEZONI NË ORLANDO, NUK DO TË VLEJË PËR ÇMIMET INDIVIDUALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gara për MVP-në e sezonit dhe për çdo trofe tjetër individual të sezonit të rregullt ka përfunduar, sipas NBA.

Me vetëm 22 nga 30 skuadrat e NBA-së, sa marrin pjesë në rifillimin e NBA-s, NBA ka vendosur që të gjitha çmimet individuale të sezonit (p.sh. MVP, Rookie of the Year) nuk do të vlejnë gjatë lojërave në Orlando.

ΝΒΑ u tha ekipeve të premten se asnjë nga lojërat që do rinisin nuk do të merren në konsideratë për ndonjë çmim pas sezonit, dhe se votimi për ato çmime të tilla si All-NBA, Kia Rookie i vitit dhe mbrojtësi i vitit – nuk do të vlejë në rifillimin që do ndodhë më 30 korrik në rinisjen e sezonit në ”Walt Disney World”.

Vendimi për të përjashtuar lojërat e mbetura nga votimi i çmimeve siguron një proces të drejtë në të cilin lojtarët dhe trajnerët nga të 30 ekipet do të kenë të njëjtën mundësi të nderohen si interpretuesit më të mirë për sezonin e rregullt“, shkruajti NBA në sajtin zyrtar.

Komentet janë të mbyllura.