Basketboll

ZYRTARE: ANTE TOMIC BËHET ME SKUADËR TË RE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas 11 sezoneve të kaluara në Euroligë me Barcelonën, Ante Tomic ka vendosur për përvojë të re jashtë saj, duke u transferuar në një skuadër që luan në EuroCup.

Skuadra spanjolle, Joventut Badalona bëri zyrtare marrëveshjen me gjigantin kroat, Ante Tomic me të cilin nënshkroi një kontratë 2 vite + 1 me mundësi vazhdimi.

Tomic, 33 vjeç, kishte kaluar nga Real Madridi tek rivali i përbetuar, Barcelona më 2012. Ndërsa, KK Zagreb ishte ekipi i parë i gjigantit kroat nga 2004 deri më 2010.

Që nga fillimet e karrierës e deri tani, Tomic numëron 283 paraqitjeve në Euroligë me Realin dhe Barçën, përderisa sivjet me katalunasit,  Tomic pati mesatare prej 5.7 pikë, 4.0 kërcime e 1.0 asiste për ndeshje.

Ditë më parë edhe shoku i Tomic tek Barcelona, Pau Ribas, kaloi tek skuadra e Joventut Badalona. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.