Basketboll

PANATHINAIKOS ZYRTARIZON ISH-BASKETBOLLISTIN E LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe greke, Panathinaikos ka njoftuar sot, se ka nënshkruajtur me qendrën amerikane, Zach Auguste

Auguste nënshkroi një marrëveshje 1 + 1 me klubin nga Athina. Basketbollisti greko-amerikan kthehet tek “Të Gjelbrit” dhe në Euroligë, pasiqë pjesë e Panathinaikosit ishte edhe gjatë stinorit, 2017-2018.

Që nga atëherë, Auguste ka luajtur në Turqi për Galatasaray. Ndërsa në stinorin e fundit ai kishte mesatare prej, 13.4 pikë dhe 7.1 kërcime në mbi 16 ndeshje në EuroCup, si dhe 12.4 pikë, 6.7 kërcime dhe 1.4 asistime, gjatë 23 ndeshjeve në Superligën e Turqisë.

Vlen të ceket se Auguste në 2016, nënshkroi kontratë me skuadrën nga NBA, LA Lakers, por u pushua më 12 tetor nga skuadra, pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e famshëm amerikan.

Përveç Auguste, Panathinaikos deri tani ka nënshkruajtur edhe me Nemanja Nedoviç dhe Marcus Foster, përderisa klubi grek po përpiqet gjithashtu të sigurojë shërbimet e argjentinasit, Nicolas Laprovittola. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.