Basketboll

FIDAN SHATRI NJË NDËR KANDIDATËT E MUNDSHËM PËR TRAJNER TË KOSOVËS TEK FEMRAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ditë më parë e konfirmoi lajmin, se nga ky vit do të organizohet edhe Përfaqësuesja e Kosovës A, në konkurencën e femrave.

Pak ditë pas publikimit të këtij lajmi, AsistiOnline.com nga burime të vetat, ka mësuar ekskluzivisht se një prej kandidatëve potencialë, që të marrë postin e selektorit të Kosovës A tek femrat, është edhe trajneri istogas, Fidan Shatri.

Shatri që prej vitesh, ushtron postin e kryetrajnerit tek KBF Prishtina, ka 5 tituj të fituar me ekipin kryeqytetas, përderisa në të kaluarën ka qenë selektor i Përfaqësueseseve të reja të Kosovës tek femrat(U-16, U-18 dhe U-20).

Po të njëjtat burime, poashtu kanë konfirmuar për AsistiOnline.com se po bordi i FBK-së, në ditët e ardhshme pritet të votojë për emrin e selektorit të kësaj Përfaqësuese dhe pikërisht Fidan Shatri është një prej kandidatëve të mundshëm që ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së femrave.

Përfaqësuesja e Kosovës A në kategorinë e femrave pritet të marrë pjesë në garat zyrtare të FIBA-s për herë të parë. Vashat e Kosovës do të marrin pjesë në “FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla”, që do të mbahet në vitin 2021 në Nicosia të Qipros, nga 15 deri më 20 qershor.  /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.