Basketboll

NBA TESTON 346 LOJTARË, REZULTATI NË FUND BEFASUES

Prishtinë(AsistiOnline) – Lajm i mirë për NBA-në dhe skuadrat në Orlando ka ardhur ditën e djeshme, gjersa rinisja e sezonit po afrohet dhe skuadrat po vazhdojnë përgatitjet.

Një total prej 346 lojtarësh u testuan në kampusin e NBA që nga 13 korriku dhe rezultatet nga ky grup treguan për zero raste pozitive, njoftoi liga e NBA-së.

Në rast se ndonjë lojtar i NBA-së del pozitiv, ai do të izolohet  nga pjesa tjetër e ekipit, derisa të konsiderohet i shëruar për të dalë nga izolimi, sipas rregullave të ligës.

Lojërat e play-off’it të vitit 2020 do të fillojnë në 17 gusht dhe finalja e NBA do të fillojë në 30 shtator. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.