ERXHAN OSMANI DREJT EKIPIT TË NJOHUR NGA ELITA TURKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje kosovare, Erxhan Osmani është afër nënshkrimit të kontratës me ekipin e njohur nga elita turke, shkruan AsistiOnline.com
Osmani që hapat e parë si basketbollist i mori në Prizren, konkretisht tek trajneri për gjeneratat e reja Ramush Rushiti, është pranë kompletimit të marrëveshjes me skuadrën e famshme turke, Beshiktash me të cilët e ndajnë vetëm edhe disa detaje për tu kompletuar marrëveshja.
Erxhan Osmani së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke, Teksut Bandirma që garon në ligën e parë të Turqisë me të cilët kishte mesatare impresionuese me double double prej 20.7 pikë, 11.4 kërcime si dhe 0.9 asiste për ndeshje.
Të kujtojmë se Osmani, sivjet është përmendur si kandidat potencial për draftim, në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA që pritet të mbahet gjatë muajit gusht të këtij viti dhe pikërisht kjo mund të jetë arsyeje e shtyerjes së zyrtarizimit të Osmanit si lojtar i Beshiktashit, sepse lojtari mund të përzgjedhet në draft dhe normalisht që do të ishte zgjedhje e parë për të, kalimi në një skuadër të NBA-së. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.