FBK E KONFIRMON: SELEKTORI I PËRFAQËSUESES SË FEMRAVE DO TË JETË VENDOR
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës shumë shpejtë pritet të zgjedhë, selektorin e Përfaqësueses së Kosovës A, në konkurencën e femrave, shkruan AsistiOnline.com
Në këtë rreth për tu përzgjedhur si selektorë të Kosovës janë përmendur disa emra të mundshëm si: ish-selektori i Përfaqësueses më herët, Fabian Gjuka, Fidan Shatri, Kimete Haliti dhe Pal Syla, por të cilët nuk janë konfirmuar nga FBK-ja
Në lidhje me lajmin në fjalë, për të konfirmuar gjithë këtë ”amulli”, AsistiOnline.com kontaktoi me sekretaren e FBK-së, Elvira Dushku e cila u përgjigj kështu:
Përfaqësuesja e Kosovës A në kategorinë e femrave, pritet të marrë pjesë në garat zyrtare të FIBA-s për herë të parë. Vashat e Kosovës do të marrin pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të mbahet në vitin 2021 në Nicosia të Qipros, nga 15 deri më 20 qershor. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.