PAS LARGIMIT NGA FENERI, SLOUSKAS ZYRTARIZOHET TEK EKIPI I RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas zyrtarizimit të largimit nga Fenerbahçe, Kostas Sloukas është bërë me skuadër të re.
Fundori grek edhe zyrtarisht nënshkroi kontratë 2 + 1 me skuadrën e tij të mëhershme, Olimpiakos pas një periudhe pesë-vjeçare me Fenerbahçen.
Slouskas ka 3 Euroliga të fituara, dy me Olimpiakosin dhe një me Fenerbahçen. Ai gjithashtu do të ribashkohet me trajnerin Georgios Bartzokas me të cilin ka punuar për dy sezone (2012-14) gjatë kohës së tij të parë me Olimpiakosin, si dhe me shokët e skuadrës Vassilis Spanoulis dhe Georgios Printezis.
Olympiacos tashmë ka përfunduar listën e ekipit për sezonin e ardhshëm me Sloukas që është ‘pjesa e fundit’ e enigmës. Skuadra Greke mbajti Printezis, Spanoulis dhe Sasha Vezenkov, ndërsa përforcoi radhët me Hassan Martin, Livio Jean-Charles, Giannoulis Larentzakis, Charles Jenkins dhe Aaron Harrison. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.