Basketboll

EFESI BLINDON EDHE NJË YLL TË SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe turke, Anadolu Efes po vazhdon të zgjasë bashkëpunimin me lojtarët kyç të skuadrës që vitin e kaluar e mbajtën në vendin e parë në Euroligë, derisa stinori u anulua nga pandemia COVID-19.

Së fundmi, klubi nga Stambolli ka zyrtarizuar lajmin, se qendra e fuqishme amerikane, Bryant Dunston do të mbetet edhe për tre sezone të tjera anëtar i tyre, pas nënshkrimit të kontratës së re 2 + 1.

Dunston është ndër lojtarët kyç i ekipit të Efesit ndër vite, lojtar i cili iu bashkua më 2015 klubit turk, pas largimit nga Olimpiakosi.

Që atëherë, qendra amerikane është bërë si një nga qendrat më dominuese në Euroligë në vitet e fundit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.