WILLIAMS PO DYSHOHET SE KA SHKAKTUAR SKANDAL NË NBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Sipas njoftimeve të mediave amerikane, lojtari i NBA-së, Lou Williams është duke u hetuar nga Liga për një vizitë të të ”pa-paralajmëruar” në një klub striptizi, pasi u largua nga kompleksi ”Disney World”, kinse për të marrë pjesë me rastin e varrimit të një funerali të një të afërmi.
33 vjeçarit të Clippers i’u dha leja nga klubi dhe liga e NBA të largohej nga vend-qëndrimi i ekipeve në Orlando – ku ekipet e NBA janë akomoduar dhe po punojnë për të rifilluar stinorin e ndërprerë nga pandemia COVID-19, por si duket basketbollisti i Clippers e ka keqpërdorur lejen e klubit dhe të ligës.
Basketbollisti i LA Clippers, Lou Williams thuhet se u fotografua në klubin e striptizit ”Magic City” në Atlanta të enjten në mbrëmje, ndërsa kishte një pije dhe mbante një maskë të NBA, gjithnjë sipas raporteve të mediave amerikane. Por që fotografia, e publikuar në llogarinë e Instagramit të reperit amerikan Jack Harlow, është fshirë më pas.
Williams për tu arsyetuar pas skandalit, thuhet se ju tha krerëve të NBA-së, se ai mori pjesë në një darkë, pas funeralit, citon ESPN. Dhe tash liga po përpiqet të përcaktojë se ku mund të ketë qenë, Williams në mënyrë që të përcaktojë kohëzgjatjen e karantinës së saj.
Të shtunën, trajneri i Clippers, Doc Rivers, dukej i mërzitur dukshëm para raporteve se lojtari i ekipit të tij është përfshirë në një skandal dhe tha: “Nuk mund të them shumë për udhëtimin e tij. Unë nuk isha me të dhe nuk mund të di se ku ka qenë ai”. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.