Basketboll

HARDEN NDIHET MAKSIMALISHT I GATSHËM PËR RIFILLIMIN E STINORIT NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli i NBA-së dhe i Houston Rockets, James Harden është i gatshëm për rifillimin e stinorit të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Në një prononcim për mediat amerikane, James Harden tha se ndeshjet miqësore që po zhvillohen para rifillimit të stinorit, po i ndihmojnë shumë përe të rikthyer formë atij dhe skuadrës, duke paralajmëruar se ai personalisht është i gatshëm për vazhdimin e NBA-së dhe përmbylljen me sukses të garës.

Unë thjesht nuk dua të luaj 20 minuta, në realitet kur të vijnë 8 ndeshjet, unë do të luaj 35-36 minuta, do të jetë një tronditje e madhe për fizikun tim, por jam i gatshëm. Unë dua të përgatitem kështu që kur të vijë javën tjetër, unë jam gati dhe nuk është një tronditje e madhe në këmbët apo trupin tim pavarsisht intensitetit të ndeshjeve”, tha Harden.

Harden kishte statistika impresive me Houstonin sivjet në lojë. Duke arritur 31.0 pikë, 9.0 asistime dhe 8.1 kërcime për ndeshje dhe duket se ai është serioz në drejtim të udhëheqjes së raketave në play off.  Houston në fillim stinor shtuan Russell Westbrook në ekip dhe po e kërkojnë titullin e NBA-së sivjet. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.