Basketboll

BAYERNI ZYRTARIZON TRANSFERIN NGA FENERBAHÇE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra bavareze e Bayernit të Mynhenit që edhe stinorin e ardhshëm do të luajë në Euroligë, ka njoftuar për transferimin e dytë të skuadrës në merkaton verore.

Bayerni njoftoi sot, se klubi ka nënshkruajtur me qendrën amerikane, Malcolm Thomas në një marrëveshje 1+1. Thomas në stinorin e fundit, luajti për gjigantin turk, Fenerbahçe.

Malcolm tani është një veteran i EuroLeague. Ai do të na ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në frontin me përvojën e tij, IQ-në e tij të basketbollit dhe atletizmin e tij“, tha drejtori sportiv i Bayernit, Daniele Baiesi për faqen zyrtare të ekipit.

Thomas, 31 vjeç, iu bashkua Fenerbahcës në Dhjetor të 2019. Ai  kishte mesatarisht 2.9 pikë, 3.6 kërcime, si dhe 1,1 asistime në mbi 12 ndeshje Euroligës dhe 5.3 pikë, 5.3 kërcime, 2.0 asistime në mbi tre ndeshje të elitës turke para sezonit që anulua në të dyja garat.

Bayern Munich ka firmosur dje edhe me transferin e parë, Wade Baldwin dhe poashtu ka emëruar Andrea Trinchieri si trajner të ri të skuadrës. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.