Basketboll

NË MESNATË RIFILLON STINORI NË NBA, KRYENDESHJA ME RIVALËT NGA LA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe 5 mujore që ishte pushim i detyruar nga pandemia COVID-19, më në fund po rikthehet në aksion liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA.

Ndeshjet pritet të rifillojnë sonte pas mesnatës, me kohën tonë lokale dhe që në start të rifillimit na pret një super-ndeshje, konkretisht dueli i dy skuadrave nga Los Angeles, Clippers – Lakers, ndeshje kjo që nisë nga ora 03:00 me kohën tonë lokale dhe mund ta ndiqni direkt në Platformën më atraktive dhe ekskluzive kosovare, Art Motion në kanalin, Art Sport 1.

Ndeshja që në fakt e hapë rifillimin e garave në NBA, është ajo në mes të Utah Jazz dhe New Orleans Pelicans, që nisë nga ora 00:30 me kohën tonë lokale, ndërsa edhe këtë ndeshje mund ta ndiqni direkt në Art Sport 1.

Ndeshjet e tjera të ditës së parë të rifillimit të NBA, luhen shumë përshtatshëm për kohën tonë lokale dhe i bie që me orën tonë të luhen të premtën:

Brooklyn Nets – Orlando Magic, ora 20:30.
Portland Trail Blazers – Memphis Grizzlies, ora 22:00.
Washington Wizards – Phoenix Suns, ora 22:00.  /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.