Basketboll

FITORE E NGUSHTË EDHE PËR JAZZ, NË RIFILLIMIN E NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e parë e rifillimit të stinorit në NBA u zhvillua mbrëmë pas mesnatës, ndërmjet Utah Jazz e New Orleans Pelicans.

Edhe pse ekipi i pelikanëve e kishte nën-kontrollë pjesën dërrmuese të ndeshjes, Jazz kapën epërsinë në fund të ndeshjes dhe në fund, i’u gëzuan fitores me shifrat e ngushta, 106-104. Vlen të ceket se Ingram i Pelicans, kishte mundësinë që t’ia fitonte ndeshjen ekipit të tij krejt në fund, por tentimi i tij për tre pikë ishte i pasaktë.

Në këtë fitore të Jazz që tashmë e kanë siguruar play off’in, kontribuesit kryesorë të fitores ishin: Jordan Clarkson me 23 pikë, si dhe Donovan Mitchell e Mike Conley me nga 20 sosh.

Tek Pelicans që me këtë humbje i’a vështirësuan vetes gjasat për play off u dalluan, Brandon Ingram me 23 pikë e J’J Redick me 21 sosh.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.