Basketboll

RIFILLON NBA, DETAJET VENDOSËN SUPER-DERBIN E LA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas plotë 141 ditësh pushim i detyruar nga pandemia COVID-19, më në fund ka rifilluar stinori i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Fati deshi që në ndeshjen e parë të takohen, dy skuadrat pothuajse kryesore, favorite për titullin e garës sivjet, rivalët lokalë nga qyteti i Los Angeles, Clippers dhe Lakers dhe në fund fitores i’u gëzuan këta të fundit, 101-103.

Në një super-ndeshje që me të vërtetë e arsyetoi epitetin e derbit, sepse për katër çerekë lojë, sfida ishte shumë e barabartë, me Lakers që mbyllën pjesën e parë të ndeshjes, minimalisht në epërsi(52-54). Drama vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por që Clippers arritën të rikthenin gjërat në anën e tyre në çerekun e tretë, duke mbyllur këtë periodë minimalisht në epërsi(77-76). Fituesi i duelit u vendosë vetëm në periudhën e katërt dhe atë vetëm 12.8 sekonda pa përfunduar ndeshja, sepse deri atëherë rezultati ishte i barabartë(101-101), por që me një dy pikësh të LeBron James në depërtim, Lakers arriti fitoren e madhe(101-103), duke rinisur garat e NBA-së me fitore në derbi dhe duke besuar se titulli më në fund, do të rikthehet përsëri tek ekipi historik i NBA-së.

Rolin kryesor në këtë fitore të Lakers e pati i jashtëzakonshmi: Anthony Davis që në këtë takim realizoi, plotë 34 pikë, por që u dalluan edhe LeBron James e Kyle Kuzma me nga 16 sosh secili.

Në anën tjetër, tek Clippers s’mjaftuan për triumf dy super-yjet: Paul George me 30 pikë dhe Kawhi Leonard me 28 sosh. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=yuP-TmTw-io

 

Komentet janë të mbyllura.