FBK-JA EMËRON SELEKTORIN E PËRFAQËSUESES A TË FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës, ditën e sotme e ka emëruar selektorin e Përfaqësueses A për femra.
FBK-ja ka emëruar Fidan Shatrin, trajnerin e KBF Prishtina dhe ish-përzgjedhësin e Kosova U16 dhe Kosova U20, si përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës – Femrat, ndërsa ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve, Kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për të koordinuar me Përzgjedhësin Shatri anëtarët e tjerë të shtabit teknik, të cilët Bordi i FBK-së pritet ti emërojë në mbledhjet e radhës.
AsistiOnline.com ditë më parë kishte raportuar se pikërisht Fidan Shatri, pritet të marrë postin e selektorit të Kosovë A tek femrat dhe në fakt ashtu edhe ndodhi.
Komentet janë të mbyllura.