KREU I KB PRISHTINËS ME FJALË TË MËDHA PËR TË NDJERIN VETON KAJTAZI
Prishtinë(AsistiOnline) – Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Sigal Prishtinës, Shkëlzen Fetiu është parë të jetë tejet i mërzitur, për ndarjen nga jeta të të ndjerit, Veton Kajtazi që për shumë vite ka qenë kontribues në forma të ndryshme në klubin që tash e udhëheq Fetiu.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Fetiu ka pasur vetëm fjalë të mëdha për Kajtazin, duke theksuar se i ndjeri nuk do të harrohet asnjëherë nga kryeqytetasit.
”Vetoni ka qenë një ikonë e qytetit dhe klubit të Prishtinës me plotë kuptimin e fjalës, një zotëri i llojit të veçantë. Virtytet e tij do të mbesin të pa harruara në kujtesën tonë. Prishtina do ta kujtojë përherë Vetonin, si një njeri që i dha shumë kryeqytetit”. tha Fetiu.
Veton Kajtazi u nda nga jeta ditën e djeshme, pas një sëmundje të shkurtë në moshën 65 vjeçare. Kajtazi ishte veteran i basketbollit të Kosovës. Tek KB Prishtina në një periudhë kohore ishte president i ekipit kryeqytetas dhe më vonë ushtroi edhe postin e anëtarit të bordit të klubit bardhekaltërt. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.