Basketboll

RAPTORS TREGON ‘FYTYRËN’ E KAMPIONIT, DUKE MPOSHTUR LAKERSAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionët aktualë të NBA-së, Toronto Raptors e kanë fituar derbin e mesnatës ndaj LA Lakers.

Në fakt e gjithë ndeshja u karakterizua me lojë të fortë e sidomos pjesa e parë që përfundoi 44-41 në favor të Lakers, porse në pjesën e dytë Raptors ”shtrënguan” dhëmbët dhe ishin për disa noanca më të mirë dhe fillimisht në çerekun e tretë përmbysën Lakersat(70-72), ndërsa fitorja e kampionëve aktualë të NBA-së erdhi në periodën e fundit(92-107). 

Mund të thuhet se kjo fitore e Raptors erdhi, falë performancës maestrale të Kyle Lowry i cili realizoi, 33 pikë e 14 kërcime, por ndjeshmëri në fitore pati edhe OG Anunoby që realizoi 23 sosh.

Tek Lakers s’mjaftuan për triumf, LeBron James me 20 pikë e 10 kërcime, si dhe Kyle Kuzma me 16 sosh.

Pas kësaj ndeshje, Raptors  pozicionohen të dytët në Konferencën Lindore me 47 fitore e 18 humbje, derisa Lakers gjenden të parët në Konferencën Perëndimore me 50 fitore e 15 humbje. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=o_3dTYxQ5sU

Komentet janë të mbyllura.