DY EKIPET E MËDHA KROATE, NISIN PËRGATITJET PËR EDICIONIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy ekipet e mëdha kroate, KK Cibona dhe KK Zara tashmë kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri, transmeton AsistiOnline.com
�
Sikurse Cibona ashtu edhe Zara nëpërmjet llogarive të tyre zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se kanë nisur stërvitjet për edicionin e ri edhe pse jo të kompletuara, por lojtarët që munguan si dhe transferet eventuale, do të bashkangjiten me klubet e lartëcekura shumë shpejtë.
�
Ekipet në fjalë, Cibona dhe Zara, përpos ligës kroate garojnë edhe në ligën më të fortë rajonale të basketbollit në Evropë, atë të ABA Ligës.
�
Të kujtojmë se pjesë e ekipit të Zarës, është edhe i riu me prejardhje shqiptare, Jan Palokaj i cili edhe këtë stinor pritet të jetë pjesë e Zarës. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.