Basketboll

FETAHU TREGON SE KUR NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR LIGËN E PËRBASHKËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka zbuluar se kur pritet të nënshkruhet marrëveshja zyrtare për ligën e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një paraqitje televizive në emisionin sportiv 2 me 1, kreu i FBK-së ka folur për ligën e përbashkët shqiptare dhe ka zbuluar se kur pritet të nënshkruhet marrëveshja zyrtare për këtë garë.

Jemi duke punuar maksimalisht në këtë drejtim, ekipet punuese të të dyja shteteve janë duke bërë maksimumin dhe besoj se shumë shpejtë do të nënshkruhet marrëveshja zyrtare. Konkretisht, besoj se brenda 10 ditëve të ardhshme në një konferencë të përbashkët do të nënshkruhet marrëveshja zyrtare, për këtë garë shumë interesante dhe tërheqëse për publikun”, tha kreu i FBK-së.

Të kujtojmë se ligën e përbashkët, Kosovë-Shqipëri, do të marrin pjesë katër ekipe nga Kosova dhe katër ekipe nga Shqipëria. Nga Kosova pritet të jenë pjesëmarrëse, Prishtina, Peja, Ylli e Rahoveci. Nga Shqipëria, Vllaznia, Goga Basket, Tirana dhe Teuta. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.